Ragmi Mustafi publikon të dhënat: Në Serbi janë vetëm 13 doganierë shqiptarë

Në vazhdën e publikemeve të hulumtimit që Këshilli Kombëtar Sqiptar ka zhvillua nëpër institucionet Republikane të Serbisë, del në pah integrimi tejet i ulët i shqiptarëve në Institucionet republikane.

Në postimin e fundit, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, ka publikuar numrin e përgjithshëm të shqiptarëve në Doganat e Serbisë.

“Në Serbi janë vetëm 13 doganier shqiptar

Në Administratën e Doganës janë të angazhuar vetëm 13 shqiptarë nga 91 doganier për Luginën e Preshevës.

Marrëveshja mbi parimet e riorganizimit të Trupit Bashkërendues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me nr. Protokollit: 012-02-00001/2009-01 të datës 30.03.2009, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi vendimin për 63 vende të reja të punës.

Me të synohej “inkuadrimi përkatës të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore, që të arrihej pjesëmarrje më kuptimplote në procesin e vendimmarrjes”.

Për Administratën e Doganës ishin paraparë 30 ekzekutues” – thuhet në postimin e kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafi./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.