Ragmi Mustafi publikon fakte: Asnjë shqiptar i punësuar në Banjën e Bujanocit, vetëm katër në banjën e Sijarinës
Nga publikimi i fundit I të dhënëve nga hulumtimi që ka bërë Këshilli Kombëtar Shqiptar, dalin në pah shifra tejet defaforizuese kur është në pyetje punësimi i shqiptarëve në Banjën e Bujanocit dhe ate të Sijarinës.
Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, gjatë ditës ka publikuar të dhëna të sakta rreth numrit të punëtorëve në Banjën e Bujanocit dhe ate të Sijarinës, dhe numrin e shqiptarëve të punësuar në këto dy banja.
“Në Banjën e Bujanocit asnjë shqiptarë i punësuar nga 51 punëtorë gjithsej, dhe 4 shqiptarë të punësuar nga 99 punëtorë në Banjën e Sijarinës ‘Gejzer’ si institucione publike me shërbime të specializuara në bazë të hulumtimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar” – ka shkruar ndër të tjera ragmi Mustafi, kryetar i këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kujtojmë që Këshilli Kombëtar Shqiptar po publikon të dhëna shqetësuese nga mospërfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore./LUGINALAJM/