Ragmi Mustafa rëpërsërit kërkesën: Lugina e Preshevës, duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

276

Përmes një shkrimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka kërkuar që “Lugina e Preshevës”, duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi.

Kjo kërkesë e kryetari Mustafa, po ripërsëritet edhe njëherë, në prag të rifillimit të dialogut në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogardit i bllokuar për disa vite rresht.

“Pavarësisht nga mohimi i kreut slloven, shihet qartë se non paper “Ballkani Perëndimor-një rrugë përpara” – dokument i cili propozon ripercaktimin e kufijvë në rajon, bazuar në përmbledhjen e territoreve etno/nacionale – origjina dhe qëllimi i tij mbeten në dyshim” – ka shkruar ndër të tjera Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së.

Sipas tij, ripërkufizimi i kufijve ballkanik është realitet historik i cili nuk do të ndodhë (ndoshta) në këtë kohë, nga se asnjëra palë nuk ka kapacitete për të shmangur luftën dhe për të vendosur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Trajtimi pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është i domosdoshëm. Injorimi dhe bllokimi i dialogut për “Planin 7 pikësh”, mungesa e vullnetit të Beogradit për të realizuar edhe dy marrëveshjet paraprake me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës shpien në mundësinë e vendosjes së baraspeshave në “zgjidhjen gjithëpërfshirëse ndërkombëtarisht të obligueshme” Kosovë-Serbi” – ka shkruar Mustafa.

Më poshtë, mundë t’a lexoni të plotë, kërkesën e kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafa, ku thuhet se: “Lugina duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi”

 

LUGINA DUHET TË JET PJESË E DIALOGUT KOSOVË-SERBI

Në mungesë të kapaciteteve për të siguruar zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë e sistemeve financiare, skemat sociale, stabilitetin socio-ekonomik të dërmuara nga masat anti-pandemike në njërën anë. Dhe në anën tjetër, integrimi I shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkimin evropian gjithnjë shihet në të ardhmen e largët, i ka dhënë një mundësi etnonacionalizmit popullist politik.

Pavarësisht nga mohimi i kreut slloven, shihet qartë se non paper “Ballkani Perëndimor-një rrugë përpara” – dokument i cili propozon ripercaktimin e kufijvë në rajon, bazuar në përmbledhjen e territoreve etno/nacionale – origjina dhe qëllimi i tij mbeten në dyshim.

Pas pretendimit non-paper për ndryshimet e kufijve në Ballkan, I cili shkaktoi shumë polemika, e përditshmja “Koha” publikoi një non-paper tjetër për zgjidhjen e dialogut Serbi-Kosovë, për të cilën pretendohej se ishte një iniciativë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, por që u mohua nga Ambasadat e të dy vendeve në Kosovë.

Dokumenti I pretenduar (vetëm pjesëmarrësit në procesin e dialogut kanë informacionin e mjaftueshëm për ta shkruar sipas Presidentit Vuçiq) është në përputhje me qëllimin e një “normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” të parashikuar në Kornizën e Përgjithshme të BE-së për negociatat Kosovë-Serbi.

Ndjesia e harmonizimit qëndrimeve të SHBA, BE dhe NATO ka shtuar presionin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Me të është shtuar gara në faktorizimin e rolit të institucioneve e shteteve evropiane dhe rajonale.

Ripërkufizimi i kufijve ballkanik është realitet historik i cili nuk do të ndodhë (ndoshta) në këtë kohë, nga se asnjëra palë nuk ka kapacitete për të shmangur luftën dhe për të vendosur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Por, mundësia për të siguruar mekanizmat për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është në kuadër po të dialogut Kosovë-Serbi.

Qëndrueshmëria e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi është e kushtëzuar nga prezenca e çështjes së Luginës të Preshevës si nevojë e mardhenies së ndërsjellë.

Trajtimi pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është i domosdoshëm. Injorimi dhe bllokimi i dialogut për “Planin 7 pikësh”, mungesa e vullnetit të Beogradit për të realizuar edhe dy marrëveshjet paraprake me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës shpien në mundësinë e vendosjes së baraspeshave në “zgjidhjen gjithëpërfshirëse ndërkombëtarisht të obligueshme” Kosovë-Serbi.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *