Ragmi Mustafa: Pa Luginën në bisedime, dialogu nuk mund të ketë sukses (VIDEO)
Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, vlerëson se dialogu Kosovë – Serbi nuk mund të ketë sukses pa përfshirjen edhe të çështjes së kësaj pjese shqiptare, sikurse edhe të vetë përfaqësuesve politikë e institucionalë.
Mustafi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë të gatshëm të japin kontributin e tyre me propozime dhe pjesëmarrje në ekipin dialogues të Kosovës.
“Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës janë të gatshëm të bëhen pjesë e dialogut. Jemi të gatshëm me propozimet tona, përkatësisht në ndrejtim të trajtimit të çështjes së Luginës të japim kontributin tonë. Normalizimi i marrëdhënieve është i pamundshëm pa u trajtuar edhe çështja Luginës. Mënyra qysh është vendosur qasja në takimin e parë, konsiderojmë se çështja e reciprocitetit duhet të lidhet me pakicat, përkatësisht me shqiptarët e Luginës, për shkak të një diskriminimi sistematik për një kohë të gjatë”, ka thënë Mustafi.