Ragmi Mustafa mbanë edhe një premtim paraelektoral: Hap zyren e KKSH-së në Medvegjë
Në qytetin e Medvegjë, të premten edhe zyrtarisht është hapur, zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në ceremoninë përuruese të zyres së KKSh, morrën pjesë, strukturat udhëheqëse të Këshillit Kombëtar Shqiptar, zyrtarët e lartë të Komunës së Bujanocit, deputeti popullor Shaip Kamberi dhe dhjetra qytetarë nga e tërë Lugina e Preshevës.
Kjo zyre, ishte premtim paraelektoral i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili pati premtuar se KKSH, do të ketë zyren e saj edhe në Komunën e Medvegjës, ku qytetarët shqiptarë, do të kenë mundësinë t’i paraqesin shqetësimet dhe problemet e tyre.
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Medvegjë, u mundësua falë një mbështetje financiare të Ministrisë për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqiprisë, ministri I së cilës, gent Cakaj, ka në focus shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërsa me kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustaf, ka një raport tejet të shkëlqyer.
Megjithate, pas zyrtarizimit të hapsirave të KKSH-së, në Medvegjë, kryetari Ragmi Mustafa përmes një shkrimi në facebook, ka theksuar se,” kjo zyre në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, shqiptarëve të Medvegjës do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi”.
“Medvegja është e medvegjasëve, është ndërgjegjja jonë kolektive. Diskriminimi i rrënjësor strukturor ka adresën tek institucionet që pasivizojnë adresat.
Kjo zyre në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, shqiptarëve të Medvegjës do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.
Zyra e KKSH-ës është nga të paktat që është hapur në nivel rajonal në këtë komunë me mbështetjen e Ministrit në detyrë të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj si pjesë e masave programatike të KKSH-ës” – ka shkruar kryetari Ragmi Mustafa.
Në vazhdim mundë t’a lexoni të plotë shkrimin e tij:
HAPET ZYRA E KKSH-së NË MEDVEGJË
Ashtu edhe siç ishim zotuar 2 vite më parë, kur morëm udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot në mënyrë solemne e bëmë hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë.
Në prezencën të bashkëkombësve nga Medvegja, personaliteteve politike të Luginës së Preshevës dhe strukturave të KKSH-ës theksova se Medvegja duhet të i bashkoi të gjithë dhe të gjithë të bashkohemi për Medvegjën.
Medvegja është e medvegjasëve, është ndërgjegjja jonë kolektive. Diskriminimi i rrënjësor strukturor ka adresën tek institucionet që pasivizojnë adresat.
Kjo zyre në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, shqiptarëve të Medvegjës do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.
Zyra e KKSH-ës është nga të paktat që është hapur në nivel rajonal në këtë komunë me mbështetjen e Ministrit në detyrë të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj si pjesë e masave programatike të KKSH-ës.
Medvegja nuk është e harruar!
Urime Medvegjë!