Ragmi Mustafa i PDSH-së në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës?!

806

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherit ish kryetar i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, mundë të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nw Kosovë.

Siç merrë vesh LUGINALAJM, Mustafës i është ofruar vendi pë të qenë kandidat nga lista e Partisë Demokratike e Kosovës, e cila ditë më parë, bëri të ditur pakon për Luginën e Preshevës, në të cilën u premtua inkorporimi i dy kanidatëve nga Lugina e Preshevës, në listën garuese të 14 shkurtit.

Megjithate, siç bëhet jozyrtarisht e ditur, Ragmi Mustafa, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e listës së PDK-së, edhepse afati për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror Zgjedhor, fillon për pak ditë.

Mbetet të shihet, se cili do të jetë veprimi i kryetarit të PDSH-së, rreth mundësisë që të jetë deputeti i parë nga Lugina e Preshevës në Kosovë, kur merret parasysh se ai vazhdimisht ka kundërshtuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Serbisë./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *