Ragmi Mustafa i PDSH-së i’a paraqet Albin Kurtit vullnetin e shqiptarëve të Luginës për bashkangjitje më Kosovë

225

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka njoftuar që sot, një delegacion nga kjo parti kanë zhvilluar takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetin e kësaj partie Liburn Aliu.

Sipas Ragmi Mustafës, në ketë takim të zhvilluar në Prishtinë, është biseduar për problemi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raport me Serbinë.

Gjithashtu në takim, kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, i ka paraqit fitues të zgjedhjeve Albin Kurtit, vullnetin e shqiptarëve të tre komunave për bashkangjitje më Kosovën.

“Edhe para z. Kurti bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare” – ndër të tjera ka shkruar Ragmi Mustafa në facebook.

Në vazhdim po ua paraqesim shkrimin e plotë të kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa:

Një takim i ngrohtë, vëllezror e aq më tepër politik në selinë e Vetvendosjes me kryetarin e saj e kryeministrin në ardhje të Republikës së Kososovës zotin Albin Kurti bashkë me zëvendëskryetarin e Këshiillit Kombëtar në Luginë të Preshevës zotin Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së zotin Shpat Aliu. Në takim është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb. Padyshim se në hollësi është njohtuar zoti Kurti me gjitha problemet në të gjitha fushat si në aspektin individual e kolektiv të shqiptarëve. Ishte një inkurajim për ne sepse z.Kurti ka një potencial të jashtëzakonshëm për të dëgjuar parafolësin dhe për t’i dhënë zgjidhje secilit problem. Gatishmëria e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës është në nivelim më të lartë madhërie. Edhe para z. Kurti bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare. Zotimet e kryeministrit në ardhje janë shumë bindëse se qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndroj përkrah kërkesave legjitime dhe në mbështetje të plotë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në përmbyllje të takimit porosia e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës ishte që takimet midis nesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim konsultimi e koordinimi të proceseve politike brenda rajonit e më gjërë. RM




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *