Ragmi Mustafa e thotë për të përditshmen ‘Danas’ të Beogradit: “Çështja e Luginës pjesë e zgjidhjes në njohjen e pavarësisë së Kosovës”

329

Në një intervistë për të përdishmen serbe “Danas”, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka theksuar se “mungesa e trajtimit të Luginës së Preshevës në dialogun e Brukselit, do të nënkuptonte mungesë paqeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.”

Beogradi nuk është i gatshëm që shqiptarët e Luginës të i trajtoj si qytetar të tij

Marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë është një mundësi për zgjidhjen e problemeve jetike për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Konsiderojmë që përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqe afatgjatë midis popujve të Ballkanit Perëndimor.

Aktivist për të drejtat e njeriut

Mustafa ka përfunduar studimet në sociologji duke magjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Pjesëmarrës ne trajnime në SHBA,dhe për shume vite ka qenë aktivist i organizatës joqeveritare Këshilli për të Drejtat e Njeriut, si dhe Kryetar i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), me listën e së cilës edhe është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Megjithëse nuk është në fushën e KKSH, si e komentoni kërkesën për përfshirjen  në dialogun e Brukselit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës…?

KKSH përveç katër fushave të veprimit: arsimi, informimi, kultura dhe përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip, merr ligjërisht qëndrime, nis iniciativa dhe merr masa për të gjitha çështjet që lidhen drejtpërdrejt me pozitën, identitetin dhe të drejtat e pakicës kombëtare shqiptare. Dhe ne nuk duhet të harrojmë se e gjithë kjo është në shërbim të vetëqeverisjes së pakicës sipas Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës.

Natyrisht, çështja e dialogut të Brukselit është e pashmangshme. Si pjesë përbërëse e kontekstit Kosovë – Serbi, çështja e Luginës së Preshevës u ngrit edhe nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, si dhe në mënyrë indirekte është aluduar nga zyrtarët më të lartë të Serbisë, kjo duhet të jetë pjesë e zgjidhjes përfundimtare në një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme.

Serbia nuk ka treguar gatishmëri për ti trajtuar shqiptarët si qytetarë të saj. Në fund, ajo refuzoi të zbatojë edhe “Planin  7 pikësh”. Më 14 korrik, Kuvendi i Këshilltarëve të Luginës së Preshevës (organi më i lartë politik joformal, që përfaqëson të gjitha subjektet politike) ka konstatuar që pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të drejt të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve të Luginës së Preshevës ka kërkuar nga Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës të angazhohet për realizimin e kërkesave politike të shqiptarëve të mbështetura  me dokumente relevante ndërkombëtare dhe duke u bazuar në referendumin më 1 dhe 2 mars 1992, kur shqiptarët u deklaruan  “për autonomi territorialepolitike me të drejt bashkimi me Kosovën”.

Kështu që mendoj se është një moment krucial e historik për një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore. Sepse kjo pjesë e Ballkanit duhet t’i drejtohet të ardhmes evropiane dhe prosperitetit.

Cilat janë problemet më të mëdha të shqiptarëve në Serbinë jugore?

Lugina e Preshevës, e cila përbëhet nga shumica shqiptare, ka të njëjtat probleme dhe sfida që nuk janë zgjidhur për dekada të tëra, duke u injoruar nga Qeveria dhe organet qeveritare.

Tani më jemi në fund të dekadës së dytë të shekullit të 21-të, 18 vjet nga konflikti i armatosur i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanocit ndërsa merremi ende me problemet e njëjta që nga mosnjohja e numrit të popullsisë shqiptare, mungesës së teksteve shkollore për nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme në gjuhën amtare, e cila do duhej me ligj të sigurohej nga qeveria e Serbisë. Nuk na lejohet përdorimi i teksteve nga vendi amë, mungesa e kuadrove të kualifikuara për shkak të vonesave të gjata në nostrifikimin e diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe mos-njohjen e diplomave të universiteteve nga Kosova,e kjo gjithashtu paraqet një problem të madh për shqiptarët në Luginë.

Pasivizimi i vendbanimit të banorëve shqiptarë, mos përfshirja e shqiptarëve në institucionet publike dhe republikane të cilën e ka konstatuar si probleme edhe Këshilli i Evropës.

Deri më tani, në komunën e Bujanocit nuk është emëruar asnjë shef i stacionit të policisë me përkatësi shqiptare, e njëjta gjë është e freskët në drejtim të sistemit gjyqësor, ku gjyqtarët janë emëruar nga Prokuplje në Gjykatën Preshevës, ndërkaq në Gjykatën Themelore në Bujanoc janë angazhuar gjyqtar nga Vranja – kurse janë injoruar kuadro shqiptare. Për më tepër,tërheqja e  disa institucioneve republikane që veprojnë në nivel lokal paraqet vështirësi shtesë për qytetarët.

Kush do të ndikojë në qëndrimin e KKSH në kontakt me Qeverinë e Serbisë, politikanët apo qytetarët?

KKSH punon dhe është zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nën Ligjin për këshillat kombëtare të pakicave nacionale. Pra, ka legjitimitet të plotë qytetar për t’u marrë me çështjet dhe problemet e pjesëtareve të pakicës shqiptare. Sigurisht, shumë çështje janë të ndërvarura dhe si të tilla do të trajtohen dhe do të kërkohet zgjidhja, nuk mund të shkëputet nga rrjedhat politike dhe institucionale.

A është njohja e Kosovës nga autoritetet në Beograd zgjidhja e vetme e mundshme? Cili është qëndrimi juaj?

Qeveria serbe duhet të jetë realiste dhe të fillojë të veprojë në mënyrë pragmatike. Zgjidhja e vetme për të kapërcyer ngërçin e mbetur gjatë 20 viteve të fundit duhet të jetë me marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Pa dyshim, kjo do të nënkuptonte njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur që do t’i ndihmonte të dy palët në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale me një të ardhme evropiane.

Mendoj se nuk ka një vullnet politik serioz dhe të sinqertë për t’u përballur me të kaluarën, si dhe për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në vlerat evropiane

Është e çuditshme që kërkesat legjitime të Luginës së Preshevës shkaktojnë frikë midis disa politikanëve dhe nxisin frikë nga humbja dhe promovojnë frikë mes të tjerëve për të ardhmen reale. Tash kur afrohet momenti i përfundimit të dialogut, shohim një horizont të ngrirë me retë e konfuzionit dhe kaosit, të cilat po thellohen gjithnjë e më shumë. Tani që negociatat po trokasin në derë për njohje të ndërsjellë, mungesa në dialog e Luginës së Preshevës do të nënkuptonte mungesë paqeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

A do mund KKSH që më në fund  të vendosë rendin në përdorimin e simboleve kombëtare. Dua të them, para së gjithash, mbi flamujt dhe festat ?

KKSH vazhdimisht ka kërkuar lejiminpër përdorimine flamuritdhe simbolet kombëtare sepse është e drejta jonë dhe pjesë e identitetit tonë kombëtar, si e tillë nuk duhet të mohohet. KKSH gjithashtu do të vazhdojë të kërkojë shënimine festave fetare si Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami, dhe festa kombëtare shqiptare siç është 28 Nëntori, të cilat duhet të jenë festa zyrtare të shqiptarëve. Në bazë të kësaj janë marrë vendime edhe në përbërjet e mëparshme të KKSH-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *