Radovan Karaxhiq dënohet me burg të përjetshëm

271

Ish kreu politik i serbëve të Bosnjës është dënuar me burg të përjetshëm nga shkalla e dytë e Tribuinalit të Hagës.

Gazetari i BIRN nga salla e gjykatës në hagë raporton se salla shpërtheu në duartrokitje sapo kryetari i trupit gjykues shpalli verdiktin ndaj Karaxhiqit.

Në shpallje të verdiktit, gjykatësi tha se të gjitha pikat e akuzës së shkallës së parë janë konfirmuar përveç disa incidenteve në aktakuzë në më shumë se 20 komuna gjatë luftës në Bosnjë.

Dhoma e Apelit është pajtuar me konkluzionin e prokurorëve se lartësia e krimeve të kryera është shumë më e madhe se dënimi prej 40 viteve të dhëna ndaj Karaxhiqit në shkallën e parë, të shpallur në vitin 2016.

Karaxhiq akuzohej për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës gjatë luftës në Bosnje, midis vitit 1992 dhe 1995.

Këshilltari i tij ligjor amerikan Peter Robinson tha për BIRN se Karaxhiq “po pret me qetësi vendimin”.

“Ai është plotësisht i qetë. Ai shpreson për të mirën, por është i përgatitur për më të keqen,” tha Robinson.

Në vendimin e shkallës së parë në mars të vitit 2016, Karaxhiq u dënua me 40 vjet burg pasi u shpall fajtor për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë civile të Sarajevës me një fushatë të gjatë bombardimi dhe sulmesh me snajpera, si edhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Ai u lirua nga akuzat për gjenocid në shtatë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992.

Si mbrojtja dhe prokuroria kanë apeluar kundër vendimit të vitit 2016./Kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *