Radio Presheva, sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj – ishte dritarja e parë e informimit në gjuhën shqipe

Radio Presheva, që tashmë është pjesë e Radio Televizionit Presheva, sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Si dritare e parë e informimit në gjuhën shqipe, Radio Presheva, filloi me transmetimin e programit dy decenie më parë në kohën kurë në Luginën e Preshevës, po zhvillohej konflikt i armatosur.

Sot, ky institucion informativ, përmes një shkrimi në faqen zyrtare, ka përkujtuar 20 vjetorin e themelit

“Radio Presheva shënon 11 majin, datëlindjen e saj, në situatë jo të volitshme për funksionim, Në këtë datë, 20 vite më parë, për herë të parë filloi të dëgjohet zëri shqip në Luginë, Radio e cila u mirëprit jashtëzakonisht shumë nga qytetarët, datë që hapi dritaren informative shqipe. 20 vite më parë u themelua ky institucion, si institucion i vetëm medial shqip në territorin e Luginës së Preshevës, e që më pas filluan të hapen edhe shumë mediume informative në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Ky medium u themelua nga Kuvendi komunal i Preshevës në vitin 2001, i jetësuar si medium publik deri më 23 korrik 2020 e që po vazhdon jetësinë e saj.

Urojmë që Radio Presheva si Radio e vetme dhe e veçantë me fonotekë ekskluzive të të gjitha zhanreve, të ketë jetëgjatësi e mos të shuhet kurrë, si mediumi i parë shqip në Luginë të Preshevës, themeluar menjëherë pas konfliktit të armatosur” – thuhet në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të RTV Presheva.

Kujtojmë që gjatë qeverisjes së kalura preshevare, Radio Televizioni Presheva, nuk u përkrah në asnjë moment, dhe si rezultat, 28 punëtorët e këtij institucioni mbeten pa punë dhe pa të ardhura./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.