Qyteti i Bujanocit nesër do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

302

Kështu ka deklaruar, Ilir Taipi – drejtor teknik në ndërmarrjen publike “Komunalia”.

“Po, nesër qyteti i Bujanocit, do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një havarie që ka ndodh në rrugën ‘Josifa Janiqa’, rrespektivisht prapa sheshit të qyteti” – deklaroi Taipi.

Ai më tej shtoi, se gjendja aktuale me ujë të pijshëm është në nivelin më të ulët.

“Për momentin, furznimi me ujë të pijshëm është në masë më të vogël, se sa zakonisht, ndërsa nesër, punëtorët tanë do të japin maksimumin që të menjanojmë çdo problem” – tha Taipi.

Edhe Komuna e Bujanocit, ka bërë një joftim, ku thuhet:

Për shkakë të një havarie në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Josifa Janjiq” në Bujanoc, qyteti  Bujanocit, nesër me fillim prej orës 07:00h, nuk do të ketë ujë të pijshëm.

Kjo gjendje pritet të sanohet për pak orë, ngase punëtorët e NP “Komunalisë”, do të bëjnë përpjekje maksimale që furnizimi me ujë të kthehet në normalitet.

Edhe gjatë këtyre momenteve, furnizimi me ujë, do të jetë në nivel më të ulët, se sa ditëve të zakonta. E gjithë kjo, për arsye të havarisë në rrjetin e ujësjellësit në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *