Qielli i Kosovës mbulohet me satelitët e kompanisë amerikane – fluturuan edhe mbi Bujanoc
Satelitë nga kompania e njohur amerikane “Space X” kanë mbuluar qiellin mbi Kosovë sot në mbrëmje.
Shumë qytetarë kanë thënë se në qiell po vërejnë objekte të paidentifikuara. Por bëhet fjalë për satelitët e “Space X-it”.
“Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyçje në internet satelitor”.
Të njejtat satelit janë parë edhe mbi qiellin e Bujanocit, gjë që shumë qytetarë janë bërë kurioz ndaj këtyre ‘fluturakeve’ dhe me ç’rast i kanë postuar edhe në rrjetet sociale./LUGINALAJM/