Qeverisja e re në Preshevë mbështet hapjan e fabrikës “Solid”; Shefki Kuqi i mahnitur nga përkrahja e ofruar e kryetares Sinani

253

Sot (e marte), kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani e shoqëruar nga kryetari i Asamblesë komunale, Sali Salihu u takuan me pronarin e kompanisë  “Solid”, Shefket Kuqi.

Pas takimit, krerët e pushtetit lokal dhe përfaqësuesit e kompanisë “Solid”, deklaruan që iniciativa e kompanisë nga Suhareka, të vazhdojë me dinamikën e shpejtë.

“Unë nuk jam person i politikës, kryetarët vijnë dhe shkojnë, e ne kemi ardhur për të zhvilluar biznesin tonë në Preshevë. Nga kryetarja e komunës kemi zotimin se do të kemi përkrahjen maksimale dhe unë fare nuk dyshoj në aftësit e kryetares dhe stafit të saj” -tha para gazetarëve, Shefki Kuqi, pronar i kompanisë “Solid”.

Ai më tej vazhdoi se do të bashkpunojmë ngusht me pushtetin e ri në Preshevë.

“Mua nuk më interesojnë partitë, e as kush është në qeverisje. Nga ish kryetari i komunës ka pasur gadishmëri bashkëpunimi, e kam marrë me shqetësim, ate që ndodhi në qeverisje në Preshevë dhe kam pasur frikë se kush po vjen në pushtet, por, po e vërej se edhe kryetarja e re ka vizion zhvillimor dhe me pushtetin e ri do vazhdojmë bashkëpunimin pa ngurrim” deklaroi Kuqi, shkruan Lugina-Lajm.
Ndërkaq, kryetarja e komunës, Ardita Sinani tha se ishte knaqësi e posaçme që sot ka pritur Shefki Kuqin e kompanisë “Solid”.

“Jemi zotuar edhe më herët se do përkrahim në maksimum edhe bizneset vendase por edhe ata që vijnë nga jashtë. Zotri Kuqin e llogaris si i vendit pasi që jemi vllezër. Ky projekt do të jetë në interes të ndërsjelltë”, deklaroi kryetarja Sinani.
Kurse kryetari i kuvendit komunal Sali Salihu pas takimit tha se jemi drejt finalizimit të projektit. Objektiv i pushtetit do të jetë hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik.
Në fund zotëri Kuqi paralajmëroi se nëse ka probleme juridike ai do ndërtoj sallën  e re në Zonën Industriale.

Nga java e ardhshme pritet të filloj me aftësimin e ndërtesës dhe me hapjen e konkursit për punëtor që do të punësohen në fabrikën e “Solid” në Preshevë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *