Që sonte nis llogaritja dimërore e kohës
Në orën 03:00h pas mesnate, do të zhvendosen akrepat e orës për një orë mbrapa, që do të thotë se në vend të orës 03:00h do të jetë zhvendoset në ora 02:00h.
Kjo i bie që do të keni mundësi të flini më gjatë, respektivisht të llogaritet koha sipas stinës dimërore.
Llogaritja dimërore e kohës përfundon në fundjavën e fundit të muajit mars të vitit të ardhshëm, ku pastaj prapë fillon llogaritja verore.