Që nesër, bizneset do të punojnë deri në ora 19:00h

1200

Në mbledhjen e sotme të Shtabit për Situata të Jashtëzaknshme të Komunës së Bujanocit, mes tjerash u vendos që të gjitha bizneset (me përjashtim të pompave të karburantit dhe farmacive), të punojnë deri në ora 19:00h.

Vendim e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme e konfirmoi edhe shefi i kabinetit, Sali Salihi, i cili mes tjerash tha se: “Që nesër bizneset do të punojnë deri ora 19:00, duke përfshirë lokalet e gastronomisë, lojërave të fatit dhe marketet e ndryshme” – tha Salihi.

Ky vendim hybë në fuqu, nga e shtuna (nesër, 21 nëntor), si masë kundër pandemisë COVID-19, që tashmë ka prekur shumë qytetar nga Bujanoci./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *