PVD-UDSH të bashkuar për shpëtimin e Medvegjës! (Dokument)

136

11885150_507311042777978_3127153939191377589_nNëpërmjet një komunikate për opinion të lëshuar nga dy subjektet shqiptare Partia për Veprim Demokratik në Medvegjë, dhe Unioni Demokratik Shqiptar në Medvegjë, bëjnë të ditur që në zgjedhjet e parakohshme lokale të 13 shtatorit, do të garojnë me një liste të përbashkët. E tëra kjo, vjen si rrjedhojë e shpëtimit të Medvegjës, dhe për interest kombëtare në ate komunë.
Kjo marrveshje del si rezultat i disa takimeve të mëhershme të cilat i organizoi trupi kordinues TROJET me prezencen e përfaqësuesve të SHPHM në Zvicer.
Për më tepër lexojeni të plotë komunikatën:
Të nderuar qytetarë të Medvegjës sot u arritë një marrveshje ndërmjet Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Unionit Deokratik Shqiptarë (UDSH) që në zgjedhjet lokale në Medvegjë të cilat do të mbahen me daten 13 shtator të dalin me një listë të përbashktë e cila dotë quhet KOALICIONI PVD , UDSH per Medvegjë.
Kjo marrveshje del si rezultat i disa takimeve të mëhershme të cilat i organizoi trupi kordinues TROJET me prezencen e përfaqësuesve të SHPHM në Zvicer .
Të nderuar qytetarë të Medvegjës simpatizanë të PVD-së dhe UDSH -së ju njoftojmë se grumbullimi i nenshkrimeve në përkrahjen e listes së përbashktë KOALICIONI PVD, UDSH për Medvegjë dotë fillojë të Ejnten me 20 gusht dhe 21 gusht në zyren e PVD-së prej sotit e përbashktë në objektin e shtëpisë së kulturës në Medvegjë para komunës. KOALICIONI PVD, UDSH për Medvegjë ju mirëpret në vendlindjen e juaj (tan) në
Medvegjën tan të bukur .

11870942_507311216111294_4292284985140900356_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon