PVD të shtunen (nesër) shenon 29 vjetorin e themelimit të saj, kryetari Kamberi me ftesë epike për anëtarësinë dhe simpatizantët e parties: “Idealet e asaj periudhe janë aktuale sot më shumë se kurdo here” (FOTO)

198

Partia për Veprim Demokratik, gjatë ditës së shtunë (nesër), do të shenojë 29 vejtorin e themelimit të saj.

Është kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, që nëpërmjet një thirrje të jashtëzakoshme duke kujtuar periudhën e organizimit të parë politik, ka ftuar anëtarësinë dhe simpatizantët e subjektit politik, më të madhit ndër shqiptar në Luginë të Preshevës, që idealet e atëhershme, janë aktuale sot, më shumë se kurdo herë.

“Burra dhe gra me vision, 29 vjet më parë, nisën dhe jetësuan idenë e organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ideja fisnike e ndërtimit të pavarësisë politike, pas fundit të epokës komuniste, u jetësua me 29 gusht 1990 me themelimin e Partisë për Veprim Demokratik.

Për të shënuar këtë datë, por edhe për të reflektuar se idealet e asaj periudhe janë aktuale sot më shumë se kurdo herë, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PVD-së, Ju ftojmë në Manifestimin e shënimit të 29 vjetorit të themelimit të Partisë për Veprim Demokratik.

Shënimi i këtij manifestimi do të mbahet të shtunën më 24 gusht 2019, me fillim në ora 18:00, në ambientet e hapura të Restaurant Agimi, që gjendet në rrugën e Gjilani” – thuhet në ftesën e kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.

PVD si subjekt politik, udhëheq me Komunën e Bujanocit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, përfaqësohet me deputet popullor dhe është në bashkëqeverisje në Komunën e Medvegjës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *