PVD: Shkarkimi i Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë është produkt i politikës nënshtruese të Shqiprim Arifit ndaj gjithëtëpushtetshmit në Serbi, Aleksandar Vucic

Shakrkimi i sotëm i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ka zgjuar reagime tek përfaqësuesi politik tek partitë politike shqiptare.

Është Partia për Veprim Demokratik, që nëpërmjet një shkrimi, ka vlerësuar se shqiptarët para se gjithash duhet të kenë më shumë të drejta ligjore dhe kushtetuese, se sa afërsi me politikanët serbë në Beograd.

PVD, vlerëson se y shkarkim dëshmon se kemi nevojë së pari për më shumë të drejta kushtetuese dhe ligjore. Për më shumë liri politike. Për më shumë kompetenca vendimmarrëse ekzekutive. Për më shumë buxhet publik në nivel lokal dhe rajonal. Kjo nuk bëhet pa e ndryshuar këtë sistem të centralizuar dhe këtë pushtet autoritar. As duke ju nënshtruar të gjithëpushtetshmit në Serbi në emër të partneritetit.

“Shkarkimi i sotëm i Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë është produkt i këtij kombinimi. Serbisë me sistem të centralizuar dhe pushtet autoritar, si dhe nënshtrimit të Shqiprim Arifit ndaj partisë-shtet në Serbi (SNS e Vuçiqit).

Sepse i nënshtruari nuk bëhet partner. Ai përdoret, shtrydhet dhe në fund hedhet.

Siç u përdor njëherësh Driton Salihu. Për t’u shtrydhur pastaj dhe për t’u hedhur tash” – thuhet në shkrimin e publikuar nga PVD.

“Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit nuk u shkarkua nga Ministri i Shëndetësisë as kurrë ndaj tij pati dyshime të bazuara për keqpërdorime financiare dhe për shkelje në ushtrimin e detyrës zyrtare, e madje as kur u dëshmuan faktet dhe provat kur ai u dënua nga Gjykata. Atëherë, Driton Salihu u mbrojt nga Ministri. Ai u shkarkua tash. Arsyet e vërteta ndoshta nuk do t’i mësojmë kurrë. Madje as Driton Salihu që thotë se nuk e mori as arsyetimin zyrtar për shkarkim. Ndoshta do t’ia tregojnë një ditë ata që e nxitën, orkestruan dhe zbatuan shkarkimin e tij” – thuhet mes tjerash në shkrimin e PVD-së.

Për PVD, tash Shqiprim Arifi le ta mbrojë Driton Salihun edhe duke e ndarë fatin e tij, e jo vetëm duke derdhur personalisht lotë krokodili dhe duke u viktimizuar politikisht. Fundja kjo mbetet çështje e tyre ndërpersonale.

“E keqja e përbashkët është rezultati i ri i politikës së Shqiprim Arifit:

1/ Sot, Shtëpia e Shëndetit në Preshevë është me u.d drejtor komplet nën diktat të pushtetit në Beograd,

2/ Sot, Presheva është kthyer në vitet e ’90, kur pushteti në Beograd vendoste drejtuesit e institucioneve lokale në Preshevë në shpërfillje të plotë të të zgjedhurve vendorë” – thuhet në fund të shkrimit të publikuar nga PVD.

 

Më poshtë mundë ta lexoni të plotë, shkrimin e publikuar nga PVD:

Shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, z.Driton Salihu, nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, z. Zllatibor Llonçar, dëshmon para së gjithash sesa i dëmshëm është modeli i sotëm centralizues i Republikës së Serbisë, ku Qeveria Republikane në Beograd vendos çdo gjë në fushat jetike të qytetarëve e komunave, si në çështjet e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë etj.

Ky shkarkim dëshmon se kemi nevojë së pari për më shumë të drejta kushtetuese dhe ligjore. Për më shumë liri politike. Për më shumë kompetenca vendimmarrëse ekzekutive. Për më shumë buxhet publik në nivel lokal dhe rajonal.

Kjo nuk bëhet pa e ndryshuar këtë sistem të centralizuar dhe këtë pushtet autoritar. As duke ju nënshtruar të gjithëpushtetshmit në Serbi në emër të partneritetit.

Shkarkimi i sotëm i Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë është produkt i këtij kombinimi. Serbisë me sistem të centralizuar dhe pushtet autoritar, si dhe nënshtrimit të Shqiprim Arifit ndaj partisë-shtet në Serbi (SNS e Vuçiqit).

Sepse i nënshtruari nuk bëhet partner. Ai përdoret, shtrydhet dhe në fund hedhet.

Siç u përdor njëherësh Driton Salihu. Për t’u shtrydhur pastaj dhe për t’u hedhur tash.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit nuk u shkarkua nga Ministri i Shëndetësisë as kurrë ndaj tij pati dyshime të bazuara për keqpërdorime financiare dhe për shkelje në ushtrimin e detyrës zyrtare, e madje as kur u dëshmuan faktet dhe provat kur ai u dënua nga Gjykata. Atëherë, Driton Salihu u mbrojt nga Ministri.

Ai u shkarkua tash. Arsyet e vërteta ndoshta nuk do t’i mësojmë kurrë. Madje as Driton Salihu që thotë se nuk e mori as arsyetimin zyrtar për shkarkim. Ndoshta do t’ia tregojnë një ditë ata që e nxitën, orkestruan dhe zbatuan shkarkimin e tij.

Tash Shqiprim Arifi ta mbroje Driton Salihun edhe duke e ndarë fatin e tij, e jo vetëm duke derdhur personalisht lotë krokodili dhe duke u viktimizuar politikisht.

Fundja kjo mbetet çështje e tyre ndërpersonale.

E keqja e përbashkët është rezultati i ri i politikës së Shqiprim Arifit:

1/ Sot, Shtëpia e Shëndetit në Preshevë është me u.d drejtor komplet nën diktat të pushtetit në Beograd,

2/ Sot, Presheva është kthyer në vitet e ’90, kur pushteti në Beograd vendoste drejtuesit e institucioneve lokale në Preshevë në shpërfillje të plotë të të zgjedhurve vendorë.

Dallimi i vetëm është se në vitet e ’90, partia-shtet në Beograd nuk i kishte partnerë krerët e partive politike shqiptare në Preshevë.​

Partia për Veprim Demokratik

Shërbimi për informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.