PVD shënoi Ditën e Flamurit!

154

Me një mbledhje të kryesisë, PVD shënon Ditën e Flamurit

Ditën e Flamurit, festën më të madhe kombëtare, dega e PVD-së në Bujanoc e ka shënuar me një mbledhje të kryesisë, të mbajtur enkas për këtë rast.

Në mbledhjen e rastit, u fol për rëndësinë e kësaj date historike për mbarë kombin shqiptarë, por, edhe për situatën e vështirë në të cilën po jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Për PVD, veçanërisht është diskriminues fakti se shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tej, edhe pse Serbia gjendet në një fazë të avancuar të integrimit në BE, nuk kanë të drejtë që në mënyrë zyrtare ta përdorin simbolin kombëtar.

Kjo gjendje, duhet ndërruar me angazhim të gjithmbarshëm për të ndryshuar kushtet e përdorimit të simbolit kombëtar, duke eliminuar gjitha pengesat ligjore dhe administrative, sepse, mendon PVD, mohimi i të drejtës për përdorim zyrtar të simbolit kombëtarë është tendencë e mohimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktej rasti.

Shërbimi për informim i PVD




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon