PVD: Pushteti i PDSH-së në Preshevë po i përjashton mësimdhënësit shqiptarë nga puna, ngjajshëm si në kohën e Millosheviqit!

282

_DSC1876Pas papërgjegjësisë së Kuvendit Komunal të Preshevës me veprimet e dhunshme ndaj shkollave shqipe u mbajt tubimi protestues para objektit të komunës në Preshevë i organizuar nga Forumi Rinorë i PVD-së në të cilin u adresuan problemet e rënda me të cilat po ballafaqohet arsimi në gjuhën shqipe. Vlen të ceket se ky gjest i papërgjegjshëm i pushtetit lokal të Preshevës në krye me PDSH-në, po përsëritet për herë të parë pas vitit 1989, kur Millosheviqi i dhunoi shkollat shqipe dhe përjashtoi mësimdhënësit Shqiptarë.
Sot, me krenari faleminderojmë të gjithë ata që përkrahën protestën dhe peticionin në lidhje me problemet e arsimit, si reflektim ndaj gjendjes denigruese të arsimit shqip në Preshevë dhe treguan gadishmërinë për t’u bashkuar në mbrojtjen e shtyllës së rëndësishme kombëtare siç është arsimi shqip në Preshevë e gjithashtu në Luginë. Njëkohësisht informojmë opinionin që gjatë pasditës së sotme nga ora 12:00 më shumë se 500 persona kanë përkrahur peticionin në lidhje me problemet arsimore që ka nisur sot me iniciativën e PVD-së i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Me këtë rast ftojmë gjithë prindërit, mësimdhënësit, shoqërinë civile dhe të gjithë banorët e komunës së Preshevës që të përkrahin këtë peticion, i cili do të adresojë problemet më të ndieshme të arsimit në gjuhën shqipe. Ju njoftojmë se në dy ditët e ardhshme vazhdon nënskrimi i peticionit.
Me këtë rast Forumi Rinorë i PVD – së beson se këto vendime të dhunshme të Kuvendit Komunal të Prehevës ndaj përfaqësuesve legjitim të prindërve dhe arsimtarëve të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë do të ankimohen dhe se shkalla e dytë në ministri dë të bjen vendime konform ligjit për bazat e arsimit dhe edukimit./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *