PVD Preshevë: Shqiprim Arifi në mungesë të argumenteve dhe edukatës elementare, po krijon atmosferë dhunënxitëse në seancat e kuvendit

1763

Nëpërmjet një reagimi, Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ka akuzuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, për eskalimin e situatës së sotme në Kuvendin preshevar.

“Kryetari i komunës, sikur edhe në seancat e kaluara, në mungesë të argumenteve dhe edukatës elementare, edhe kësaj rradhe me sjellje arrogante dhe shpifje flagrante, duke mos qenë fare i penguar nga kryetari i Kuvendit, shkaktoi atmosferë dhunënxitëse, që kurrë nuk ka qenë praktikë e punës së Kuvendit Komunal të Preshevës gjatë historisë së veprimit të tij” – thuhet në ragim.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të lëshuar nga PVD e Preshevës:

Grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik reagon ashpër lidhur me ndërprerjen e dhunshme të seancës së Kuvendit Komunal të Preshevës të shkaktuar nga provokimet ofenduese e anticivilizuese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi dhe udhëheqjes së papërgjegjshme të seancave nga ana e kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu.

Kryetari i komunës, sikur edhe në seancat e kaluara, në mungesë të argumenteve dhe edukatës elementare, edhe kësaj rradhe me sjellje arrogante dhe shpifje flagrante, duke mos qenë fare i penguar nga kryetari i Kuvendit, shkaktoi atmosferë dhunënxitëse, që kurrë nuk ka qenë praktikë e punës së Kuvendit Komunal të Preshevës gjatë historisë së veprimit të tij.

Në kushte kur udhëheqja e PVD – së, këshilltarët e PVD – së e posaçërisht këshilltari Rinor Krasniqi në vazhdimësi po provokohen dhe sulmohen në format më të vrazhda, grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik e lëshoi seancën e sotme dhe kërkon nga kryesia e PVD – së që t’a shqyrtojë arsyeshmërinë e pjesëmarrjes së mëtejme në punën e këtij Kuvendi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *