PVD për Marco Saljihun: “Ka mashtruar kryeministrin, ka mashtruar opinionin, ka mashtruar idenë e unitetit, por më së shumti ka mashtruar vetvetëveten”

272

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Partia për Veprim Demokratik ka reaguar ndaj velrimit të Marco Saljihut, i cili sipas PVD-së, qëllimisht ka anashkaluar nga takimi i sotëm përfaqësuesin e PVD-së në takimin në mes të përfaqësuesve politik nga Medvegja me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Një delegacion i Medvegjës të cilin e ka kryesuar kandidati i PD-APN për zgjedhjet locale në këtë komunë që do të mbajhen të dielen më 8 shtator, ka keqpërdorur mirëbesimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, për të përfituar “avantazh” ndaj “rivalëve” të PVD-së” – thuhet në reagimin e PVD-së.

Në vazhdim po e paraqesim reagimin e sotëm të PVD-së:

Mashtrimi i Marko Salihut

Ka mashtruar kryeministrin, ka mashtruar opinionin, ka mashtruar idenë e unitetit, por më së shumti ka mashtruar vetvetëveten dhe ambicien e tij për pushtet në një situatë që më së paku duhet menduar për pushtetin.

Një delegacion i Medvegjës të cilin e ka kryesuar kandidati i PD-APN për zgjedhjet locale në këtë komunë që do të mbajhen të dielen më 8 shtator, ka keqpërdorur mirëbesimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, për të përfituar “avantazh” ndaj “rivalëve” të PVD-së.

Delegacioni me në krye Marko Salihun, i paraqitur të kryeministri si delegacion i gjithë partive shqiptare që garojnë në këtë komunë, edhe pse pjesë e tij nuk ishte anëtari i PVD-së siç u prezentua, është shkelje e mirëbesimit të nikoqirit dhe kryeministrit të një shteti.

Marko Salihu, të ashtuquajturin delegacion ka tentuar ta paraqesë si delegacion i unitetit që po bëhet në këtë komunë, edhe pse fotoja e publikuar nga vetë kryeministri Haradinaj, tregon qartë se edhe ai edhe opinion shqiptarë janë manipuluar nga ky pushtetëdashës në tentativë.

Pa asnjë anëtarë të Degës së PVD-së në Medvegjë, delegacionin e ashtuquajtur, Salihu, e paraqet si delagcion në të cilin ka patur edhe antërë të PVD-së.

Pa fije turpi e marre, Salihu, pa u skuqur fare, rrenë para opinionit shqiptar për të ndërtuar avantazh për veti. Dhe shtrohet pyetja se për çfarë avantazhi dhe për çfarë pusheti synon Marco Salihu në Medvegjë, kur dihet qartë se pozita e shqiptarëve atje është më e brishtë se kurrë më pare.

Suksesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje është të arrijnë të përfaqësohen në përbërjen e re të asamblesë në Medvegjë, për të arritur ta ruiajën së paku përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe, për të ruajtur frymën shqiptare në këtë komunë, në këto momente kur gjithë rajoni gjendet në pritjen të një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të shënojë efekte pozitive edhe për komunën e Medvegjës.

Dështimi në këtë misison në Medvegjë, do të legjitimojë pastrimin etnik të kryer më 1999 në këtë komunë nga shteti serb.

Prandaj, është për çdo gjykim gjesti i Marko Salihut, “biznismen” i ardhur për “t’i dhënë shpirt Medvegjës” duke ndërtuar “avantazhe” të pamoralshme dhe të dëmshme për interesat shqiptare, aq më keq kur keqpërdorë besimin e kryeministrit Haradinaj, i cili u vu në lajthim se po kontribuuon në unitetin shqiptar në Medvegjë në të cilën po rrzikohet qenia kombëtare.

Shërbimi për informim i PVD-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *