PVD-PD: Po bëni politikë në kurrizin e fëmijëve – nuk mundë “hajnat të flasin për hajni”

418

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Partia për Veprim Demokratik, ka akuzuar Partinë Demokratike se ka kohë po bënë spektakël dhe politikë në kurrizin e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

PVD e ka qujatur paftyrësi ketë llojë politike, ndërsa ju ka thënë se: “Keqpërdoruesit flasin për keqpërdorim. Hajnat për hajni”.

“Ka kohë që Partia Demokratike në Bujanoc, nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme, po bënë politikë me fëmijët dhe shtesat e fëmijëve.

Me moton “Na lini të rritemi. Ktheni paratë tona” ata po bëjnë spektakël në kurrizin e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Ata, po bëjnë politikë” – thuhet ndër të tjera në shkrimin e Partisë për Veprim Demokratik.

“Në çdo vend e në çdo nejë, me njerëz e nëpër mediume, në facebook e në Kuvend, në rrugë e kudo tjetër po flasin për hajni e keqpërdorime të shtesave të fëmijëve.

Po e bëjnë çdo kund por jo aty ku duhet.

Po flasin e spo denoncojnë.

Po supozojnë, akuzojnë, shpallin fajtorë e dënojnë.

Nuk po veprojnë.

E dini pse?

Sepse është pothuajse gjysma e kokës së PD-së, sot, në këto momente ajo që jashtëligjshëm ua merr shtesat fëmijëve të Bujanocit” – citohet nga shkrimi i sotëm të PVD-së.

“Keqpërdoruesit flasin për keqpërdorim. Hajnat për hajni. Për krizë morale na folën po këta.

Sa turp, sa keq, sa fallco, sa e mjerë e sa e pafytyrë ky lloj i kësaj politike.

Do ta luftojmë të keqën. Nga rrënjët ama.

E rrënjët po dalin të mos jenë në oborrin tonë por në oborrin tuaj” – thuhet ndër të tjera në shkrimin e PVD-së.

Në fund të shkrimit, PVD ka inkurajuar të gjithë qytetarët që në rast dyshimi për shtesat fëminore të paraqiten tek organet kompetente.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit të cilëve iu është bërë ndonjë padrejtësi eventuale në mos realizimin e të drejtës për të marr shtesat e fëmijëve ose që janë dëmtuar, të paraqesin rastet e tyre në institucionet përgjegjëse dhe organet kompetente”.

Më poshtë ju sjellim të plot shkrimin e Partisë për Veprim Demokratik:

E keqja duhet të luftohet – nga rrënjët ama.

Ka kohë që Partia Demokratike në Bujanoc, nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme, po bënë politikë me fëmijët dhe shtesat e fëmijëve.

Me moton “Na lini të rritemi. Ktheni paratë tona” ata po bëjnë spektakël në kurrizin e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Ata, po bëjnë politikë.

Në çdo vend e në çdo nejë, me njerëz e nëpër mediume, në facebook e në Kuvend, në rrugë e kudo tjetër po flasin për hajni e keqpërdorime të shtesave të fëmijëve.

Po e bëjnë çdo kund por jo aty ku duhet.

Po flasin e spo denoncojnë.

Po supozojnë, akuzojnë, shpallin fajtorë e dënojnë.

Nuk po veprojnë.

E dini pse?

Sepse është pothuajse gjysma e kokës së PD-së, sot, në këto momente ajo që jashtëligjshëm ua merr shtesat fëmijëve të Bujanocit.

Këshilltarë të Kuvendit komunal me të ardhura dhe pasuri të bollshme që marrin shtesat e fëmijëve. Jashtëligjshëm sigurisht.

Punëtorë të administratës komunale, struktura të larta të partisë, që nuk pushuan qe 2 muaj duke trumbetuar hajni e keqpërdorime të shtesave, duke na kryqëzuar si hajna e kryehajna, e që në fakt, jashtëligjshëm dhe me falsifikime marrin shtesat e fëmijëve.

Nënkryetar partie e anëtarë kryesie të po të njejtës Parti Demokratike, të punësuar, pa të drejtë të marrin shtesa të fëmijëve. Kryetar dege e nëndege e gjithçka tjetër.

Sa shumë llafe e fjalë të mëdha për rritjen e fëmijëve. Sa shumë përkujdesje të rrejshme për po të njejtit fëmijë.

Keqpërdoruesit flasin për keqpërdorim. Hajnat për hajni. Për krizë morale na folën po këta.

Sa turp, sa keq, sa fallco, sa e mjerë e sa e pafytyrë ky lloj i kësaj politike.

Do ta luftojmë të keqën. Nga rrënjët ama.

E rrënjët po dalin të mos jenë në oborrin tonë por në oborrin tuaj.

Ps. Inkurajojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit të cilëve iu është bërë ndonjë padrejtësi eventuale në mos realizimin e të drejtës për të marr shtesat e fëmijëve ose që janë dëmtuar, të paraqesin rastet e tyre në institucionet përgjegjëse dhe organet kompetente.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *