PVD: Nuk na ndal as presioni i KQZ së Serbisë, vazhdojmë garën politike për përfaqësim

Përmes një kumtese për opinion, Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit ka bërë të ditur që pavarësisht presioneve që po vijnë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, PVD, bashkë me partnerët e koalicionit do të vazhdojë garën për zgjedhjet e ripërsëritura në Tërnoc.

”Pavarësisht presioneve që, në vazhdimësi, po vijnë nga Komisioni qendror zgjedhor, në procesin e zgjedhjeve parlamentare, angayhimit të gjithmbarshëm për të penguar repreyentimin e shqiptarëve në Parlament, Partia për Veprim Demokratik, bashkë me partnerët e koalicionit, do të vazhdojë të garojë në zgjedhjet e përsëritura në njësinë numër 6 në Tërnoc, që do të mbahen të ejten e 23 qershorit” – thuhet në kumtesën e PVD-së

Për më shumë, për ketë subjekt politik, lufta kundër diskriminimit shtetëror të Serbisë, i cili po shtrihet në të gjitha sferat e jetës e që po ngushton hapësirat për një perspektivë më të mirë, duhet të vazhdojë me të gjitha mjetet politike, prandaj, edhe beteja për përfaqësim të dinjitetshëm parlamenarë mbetet një ndër objektivat kryesore të veprimit të tyre politik.

“Përkrahja që kemi marrë nga institucionet e Republikës së Kosovës, pozitë dhe opozitë, nga ato të Republikës së Shqipërisë dhe liderët politik shqiptar të Maqedonisë Veriore, janë dëshmi më e mirë se rruga jonë është e drejtë dhe meriton përkrahjen e secilit votues në njësinë numër 6” – thuhet ndër të tjera në kumtesën e fundit të PVD-së.

Kujtojmë që zgjedhjet do të ripërsëriten për herë të tretë në njësinë numër 6 në Tërnoc, nga ku varet edhe fati i përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në Kuvendin republican të Serbisë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.