PVD: Në Preshevë, hiprokriza po bashkohet me humanizëm për t’a mbuluar hajninë (FOTO)

Nëpërmjet një prostimi në faqen zyrtare, Partia për Veprim Demokratik, ka akuzuar qeverisjen preshevare, për keqmenaxhim, ku ka vlerësuar se pushteti lokal i Preshevës, po bashkon humanizmin me hipokrizinë për t’a mbuluar hajninë.

“Se sa është hipokrite kjo udhëheqje me mburrjen për humanizëm dëshmon fakti që në pasqyrën financiare për vitet 2018, 2019 dhe 2020 ndihma për nënat vetmbajtëse dhe familjeve me nevoja të veçanta sillet nga 92.000 deri maximumi 140.000 në vit, kurse paga dhe mëditjet e anëtarëve të Fondit për Qëllime Humanitare arrin nga 1.500.000,oo deri në 2.000.000,00 dinarë. Prandaj sot me të drejtë dyshojmë se kjo mburrje hipokrite me humanizëm do të përfundojë në përfitime personale të bartësve të pushtetit” – thuhet në njoftimin e

Këtyre akuzave për keqëpërdorim, PVD, i ka paraqitur ekstraktet e bankave, ku shihen pagesat e institucioneve të lartëpërmendura.

“Ashtu sikur edhe herën e kaluar, edhe kësaj rradhe do të kërkojmë llogari për formën e ndarjes së këtyre mjeteve” – thuhet ndër të tjera në postimin e PVD-së

Më poshtë, mundë të shihni postimin e plotë nga PVD dhe ekstraktet nga banka:

HIPOKRIZIA ME HUMANIZËM PËR TË MBULUAR HAJNINË!

Para disa ditëve kryetari tashmë jolegjitim i komunës, Shqiprim Arifi paralajmëroi qytetarët se për festat e fundvitit nuk do të stoliset qyteti i Preshevës, kurse mjetet e parapara për dekorim t’i ndahen fëmijëve jetim dhe nënave vetmbajtëse. Pak a shumë model i ngjashëm me disa komuna shqiptare edhe në rajon. Do të ishte shumë gjest human dhe hap të cilin do ta kishte përshëndetur çdokush, po të kishim një pushtet të drejtë.

Mirëpo, duke pasur përvojat e mëhershme, duke filluar që nga 2017, ku përmes hipokrizisë ndaj humanizmit u ble vullneti politik i shtresës më të shkelur të komunës tonë, e që Fondi për Qëllime Humanitare u shfrytëzua si një nga levat kryesore, e duke vazhduar deri te rasti i pakove ushqimore për po të njejtën kategori në kohën e pandemisë, çdo kush sot me të drejtë dyshon se edhe ky do të jetë rasti i ardhshëm i keqpërdorimit për të ndikuar në vullnetin politik për zgjedhjet që parashihen të mbahen në një periudhë të afërt.

Vlen të rikujtojmë, që për pyetjen e bërë për mënyrën e shpërndarjes së pakove ushqimore për nënat vetmbajtëse, Fondi për Qëllime Humanitare vetëm pas më tepër se 5 muajve ktheu përgjigje për çmimet dhe artikujt e atyre pakove. Në krahasimin e bërë me mesataren e çmimeve nëpër shumicën e shitoreve në Preshevë vërejtëm se në çdo pako ushqimore keqpërdorimi ishte 1.424,oo dinarë, e në këtë periudhë ishin shpërndarë 250 pako të tilla ku keqpërdorimi arrinte vlerën e mbi 3.000 Eurove (shih fotot 1 dhe 2).

Se sa është hipokrite kjo udhëheqje me mburrjen për humanizëm dëshmon fakti që në pasqyrën finansiare për vitet 2018, 2019 dhe 2020 ndihma për nënat vetmbajtëse dhe familjeve me nevoja të veçanta sillet nga 92.000 deri maximumi 140.000 në vit, kurse paga dhe mëditjet e anëtarëve të Fondit për Qëllime Humanitare arrin nga 1.500.000,oo deri në 2.000.000,00 dinarë (shih fotot 3, 4 dhe 5).

Prandaj sot me të drejtë dyshojmë se kjo mburrje hipokrite me humanizëm do të përfundojë në përfitime personale të bartësve të pushtetit.

Ashtu sikur edhe herën e kaluar, edhe kësaj rradhe do të kërkojmë llogari për formën e ndarjes së këtyre mjeteve.

Shërbimi për Informim i

Partisë për Veprim Demokratik

Leave a Reply

Your email address will not be published.