PVD: Nagip Arifi, ky mashtrues ordiner (DËSHMI)

952

Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike, për një javë me radhë ka dezinformuar opinionin e gjerë në lidhje me mjetet e ndara për bashkësitë fetare në Bujanoc.

Ai, shkoi aq largë, sa që nëpërmjet portalit të tij fantom “bujanoci.info” publikoi lajmin se nga viti 2002 asnjëher nuk ka ndodhë që Bashkësia fetare ortodokse të merr mjete më shumë se Bashkësia Islame.

Se Nagip Arifi gënjen, po ju paraqesim dy vendimet e Këshillit Komunal të datës 11.02.2013, me të cilat Nagip Arifi ka ndarë 4.5milion dinarë për dy kisha në Bujanoc.

Edhe atë, 3.5 milion për Kishën e qytetit ndërsa 1 milion dinarë për Kishën në fshatin Llopardincë.

Përveç 4.5 milion dinarëve, Bashkësisë fetare ortodokse gjatë vitit 2013 i janë ndarë edhe 1.2 milion dinarë të rregullta.

Totali për Kishat në 2013 i ndarë nga Nagip Arifi është mbi 5.7 milion dinarë./PVD/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *