PVD: Mbajtja me “ngut” e seancës së KKSHLP-së me 12 shtator, jo serioze!

366

Kuvendi-Lugines1Me  qëllim të përgatitjes sa më të mirë të rendit të ditës, por, edhe iniciativës për mbajtjen e Kuvendit të Këshiltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës (KKSHLP), Partia për Veprim Demokratik ka dhënë propozimet e veta konstruktive që  do ta avancojnë idenë e krijimit të një bashkëpunimi mes komunave në Luginë të Preshevës sikurse në pikëpamje të zgjidhjeve ekyistuese ashtu edhe krijimit të mekanizmave të përbashkët sipas parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Grupi i këshilltarëev të PVD-së në Preshevë, ka dhënë këto propozime për një seancë të veçantë të KK të Preshevës:

  1. Shqyrtimi i procedurës së udhëhequr për ndarjen e mirënjohjes për kryeministrin Vuçiq dhe analiza e efekteve të vizitës së tij në Preshevë;
  1. Shqyrtimi i përgaditjeve të bëra për fillimin e vitit shkollorë 2015/16 në shkollat fillore dhe të mesme në komunë të Preshevës me aksent të veçantë për problematikën e sigurimit të teksteve mësimore;
  1. Shqyrtimi i informatës së kryetarit të komunës për procesin e zhvilluar të vlerësimit të numrit të banorëve të komunës së Preshevës.

Në të njëjtën kohë, dhe duke u bazuar në parimet e njëjta, grupi i këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc, i ka dërguar ditë më parë, kryetarit  të KK të Bujanocit, Jonuz Musliu, propozimin e vet për seabncë të veçantë të rendit të ditës. Në seancë do të duhej të diskutoheshin këto pika:

  1. Shqyrtimi i përgaditjeve të bëra për fillimin e vitit shkollor 2015/16 në shkollat fillore dhe të mesme në komunë të Bujanocit me theks të veçantë për problematikën e sigurimit të teksteve mësimore;
  2. Shqyrtimi i informatës së kryetarit të komunës për procesin e zhvilluar të vlerësimit të numrit të banorëve në komunën e Bujanocit.
  3. Shqyrtimi i inicitaivës për krijimin e asociacionit të komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
  4. Ndryshimi i vendimit për emërtimin e Sheshit të Bujanocit.

As kryetari i Kuvendit të Preshevës e as ai i Kuvendit të Bujanocit, nuk kanë marrë parasysh këto kërkesa të PVD-së, prandaj, Kryesia e PVD-së ka konsideruar si joserioze tendencat me ngut të mbajtjes së seancës së KKSHLP-së, dhe të papërgatitura për nje vendim të rëndësishëm, në këtë drejtim, PVD, nuk sheh të arsyeshme pjesmarrjen e vet në këtë seancë.

Praktikisht, me skenarin e përgatitur nga pushtetmbajtësit në Buajnoc e Preshevë dhe KKSH, mund të vijmë në situatë në të cilën KKSHLP edhe do ta aprovojë Vendimin për krijimin e asociacionit të komunave, por, që vetë Kuvendet komunale të hezitojnë apo edhe të refuzojnë të aprovojnë vendimin për pjesmarrje në këtë asociacion.

Prandaj edhe vendimi që mund të aprovohet të shtunën e 12 shtatorit mund të mbetet një shkronjë e vdekur në letrën e bardhë.
Ajo që është e sigurtë se Kuvendi i Medvegjës me siguri nuk do të aprovojë një vendim të këtillë, meqë shqiptarët nuk mund të kenë shumicën në atë Kuvend. Në Bujanoc, në Kuvendin e të cilit shumicën absolute e kanë shqiptarët, për shkak të ruajtjes së balanceve të koalicionit multietnik që po qeverisë, vbështirë të pritet një vendim pro bashkangjitjes në asociacion. Prandaj, realisht, asociacionin do ta përbënte vetëm Presheva, nëse edhe ata, pas mirnjohjes së dhënë kryeministrit serb, do të aprovonim vendimin pro asociacionit.

Gjithë skenari del se është një marifet politik I atyre që dhanë premtime të shumta dhe që po tendtojnë që vëmendjen e opinionit ta shpërqëndrojnë në tema patriotike.

Kryesia e PVD-së

/Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *