PVD, konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga Partia Demokratike

582

Partia për Veprim Demokratik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga Partia Demokratike për ditën e premte ora 10:00h.

“Partia për Veprim Demokratik ka marrë sot ftesën për biseda me Partinë Demokratike për të premten me fillim në ora 10:00.

PVD konfirmon pjesmarrjen në takimin e nesërm” – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Partisë për Veprim Demokratik.

Kujtojmë se Partia Demokratike, për ditën e premte ka ftuar për konsulta të gjitha partitë shqiptare në Bujanoc mbi mundësinë e formimit të qeverisjes së ardhshme lokale./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *