PVD e gatshme t’i mbrojë punëtorët e ripërjashtuar nga puna në NP “Direkcioni për ndërtim”!

467

Nëpërmjet një komunikate për media, Partia për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc, ka gjykuar ashpër veprimet e drejtorit të NP “Drejtoria për ndërtim”, Agim Haliti, i cili së fundmi ka ripërjashtuar 5 punëtor shqiptarë nga puna, të cilët ishin kthyer nga gjykata pas përjashtimit të parë.
Për më shumë, lexojeni te plotë kumtesën:

PVD gjykon ashpër largimin e sërishëm të punëtorëve nga Direksioni

PVD e gatshme që edhe me metoda institucionale, por, edhe jokonvencionale të dalë në mbrojtje të punëtorëve, të drejtat e të cilave po shkelen në mënyrë arbitrare.

Me shqetësimin më të madh, Kryesia e Degës së PVD-së, ka shqyrtuar situatën më të re të cilën po e krijon udhëheqësia komunale në Direkcionin për ndërtim.

Vendimin më të ri të drejtorit të kësaj ndërmarrje publike, për largimin nga puna të punëtorëve të cilët vetëm pak ditë më parë të drejtën e vet për marrëdhënie pune e kishin konfirmuar edhe përmes vendimit të gjykatës, PVD e konsideron arbitrar dhe të dëmshëm јо vetëm për për interesat e punëorëve, por, edhe ato të përgjithshme të shqiptarëve në Bujanoc.

Krijimi i situatave në të cilat as vendimet e institucioneve gjyqësore nuk krijojnë siguri juridike, apo ato shkelen në mënyrë arbitrare nga funksionarë lokal, krijon pasigurinë e përgjithshme me pasoja të rënda për shqiptarët e kësaj komunë.

PVD apelon te institucionet e pushtetit lokal në Bujanoc, që të ndërprenë këtë formë të qasjes revanshiste dhe antiligjore, për motive politike, të shkeljes të të drejtave elementare të njeriut, sepse, një qasje e këtillë mund të çojë në eskalimin me pasoja të paparashikueshme.

PVD konsideron se assesi nuk mund të pranohet logjika e këtillë shkatërrimtare e shkeljes drastike të të drejtave më elementare të njeriut dhe që ajo logjikë të heshtet.
Bujanoc, 15. Shtator

Kryesia e Degës së PVD-së
Shaip Кamberi – kryetar




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *