PVD do të nisë iniciativën për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë (lexo njoftimin)

477

Nëpërmjet një njoftimi për opinion, Kryesia Qëndrore e Partisë për Veprim Demokratik, ka bërë të ditur, se në Kuvendin Komunal të Preshevës, do të nisë iniciativën për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, përshkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, publikimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Në njoftim, e PVD-së, thuhet:

Kryesia Qendrore e PVD-së ka marrë vendim që përmes këshilltarëve të vet në Kuvendin Komunal të nisë iniciativën për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë përshkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kryesia Qendrore e PVD-së llogaritë në përkrahjen e të gjithë Këshilltarëve të vullnetit të mirë në Kuvendin Komunal për ta përkrahur këtë iniciativë në funksion të parandalimit dhe dënimit të keqpërdoruesve të detyrës zyrtare dhe normave të moralit.

Kujtojmë se, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë të filmuara brenda objektit që drejton,në kuadratin e së cilave shihet, Ardita Sinani, kryetare e PVD-së në Preshevë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *