PVD dhe LPD me letërpërgjigje ndaj PD-së: Jemi për shumicë shqiptare në qeverisjen e Bujanocit (DOKUMENT)

705

Gjatë ditës së sotme, dy partitë shqiptare në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, i kanë kthyer përgjigje Partisë Demokratike mbu mundësinë e krijimit të shumicës shqiptare në qeverisjen e ardhshme lokale.

PVD, në shkresën e saj dërguar PD-së, e ka mbështetur idenë e ndërtimi të koalicionit me shumicë shqiptare të konsidetuar sit ë pakontestueshëm.

“Ndërtimi i stabilitetit komunal me një shumicë shqiptare, që ishte premisë kryesore e fushatës zgjedhore të të gjitha subjekteve politike, është i pakontestueshëm edhe për PVD-në, prandaj, në ketë fyrmë, PVD, nuk ka të ashtuquajtura ‘vija të kuqe’ , me asnjë subjket” – thuhet në letërpërgjigjen e PVD-së.

Ndërkaq, gjatë ditës, edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, ka publikuar përgjigjet me shkrim dërguar Partisë Demokratike të Nagip Arifit.

“LPD ka qenë dhe është ithtare e përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në qeverisjen lokale, e veçmas në këto moment jetike për Bujanocin” – thuhet në përgjigjen e partisë së Shqiprim Musliut.

Kujtojmë se, Partia Demokratike si parti fituese e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ka filluar takimet consultative me partitë shqiptare mbi mundësinë e krijimit të qeverisjes së ardhshme lokale me shumicë shqiptare./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *