“Pushtimi i Ukrainës ka nisur”, vjen reagimi i Britanisë

Njohjen si të pavarura nga Rusia të rajoneve separatiste të Luhanskut dhe Donbasit, Britania e Madhe e cilësoi si nisjen e pushtimit të Ukrainës.

Në një reagim për media, ministri britanik, Sajid Javid, u shpreh se Britania e Madhe nuk do të qëndrojë pa reaguar ndaj këtij akti të Rusisë dhe se sanksionet ndaj saj do të vendosen shumë shpejt.

Në orët e para të mëngjesit, kryeministri Johnson mblodhi komitetin Kobra për të vendosur për hapat e radhës që do të ndiqen pas vendimit të njëanshëm të Rusisë, që sipas Perëndimit cenon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.