Publikohet vaktia e muajit të Ramazanit – ja kur do të fillojë muaji i shenjtë (FOTO)

537

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar vaktinë për muajin e Ramazanit.

Në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës bëhet e ditur se muaji i Ramazanit do të fillojë më 12 prill dhe do të përfundojë më 13 maj.

Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 30 ditë të muajit të Ramazanit.

“Diferenca e kohës, kur dielli perëndon më herët ose më vonë, për shkak të ndryshimit të gjerësisë gjeografike ose lartësisë mbidetare, është për qytetet: Ferizaj -1 min, Gjilan -1 min., Prishtina -1 min., Podujeva -1 min., Sharri -2 min., dhe Vushtrria -1 min”, bëhet e ditur në njoftimin e BIK-ut.

Dita e parë e festës së Bajramit do të jetë më 13 maj, ndërkaq namazi i kësaj dite do të falet në orën 05:53.

Kujtojmë që edhe tre komunat e Luginës së Preshevës, veprojnë sipas vaktisë së Kosovës, dhe orai i agjërimit, është identik.

Për më shumë kliko në foton, dhe shife të plotë vaktinë e ramazanit për vitin 2021.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *