Publikohet deklarata e plotë e Rugovës për shkëmbimin e territoreve (FOTO)

1239

Një postim i shkurtër i presidentit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook, ku ka thënë se ish presidenti, Ibrahim Rugova në vitin 1994 kishte deklaruar se përkrah shkëmbimin e territoreve me Serbinë ka nxitur debat gjatë gjithë ditës.

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Është tash ish zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, që këtë deklaratë të dhënë nga Rugova për njërën prej gazetave të asaj kohe, që e ka publikuar si të plotë, përcjell Klan Kosova.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *