Publicisti Enver Robelli shprehet i neveritur pafundësisht nga veprimet e ulëta në Preshevë – ja me çfarë fjalë i drejtohet drejtorit të shtëpisë së shëndetit, Driton Salihut

676

Gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar në Zvicër, Enver Robelli, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të ulët të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, i cili gjatë ditës së djeshme publikoi pamje nga kamerat e sigurisë, në kuadratin e së cilës, shihej kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani.

Ketë veprim të dobët, publicisti shqiptar, Enver Robelli, e ka vlerësuar si: “politikë primitive lokale me kamera”. Ai për më shumë ka deklaruar se nuk e njeh personalisht Ardita Sinani, mirëpo është pafundësisht i neveritur nga ky gjest i cekët i politikave primitive me kamera.

Robelli, përveç që ka denuar ketë veprim, ai i’u është drejtuar me fjalë shumë të ashpërta, “autorit” të këtij skandali Driton Salihut, si : “Ti djalë i keq, i ndyrë i Komunës së Preshevës që publikon incizime të kamerës së sigurisë – ti duhet të largohesh sa më shpejt nga kjo pozitë.

Në vazhdim, ju sjellim të plotë reagimin e publicistit Enver Robelli:

“Duke qenë fort i lidhur me Luginën e Preshevës, duke ruajtur kujtime sa të bukura po aq edhe të dhimbshme nga Bujanoci, ku ende një pjesë e dajallarëve të mi qëndrojnë përballë regjimit të ultra-nacionalistit serb Aleksandër Vuçiqit, sonte me zemërim e neveri pashë se si një kuazi-politikan lokal në Preshevë për nevojat e tij politike ditore keqpërdorë regjistrimet e kamerës së sigurisë për të goditur politikanen Ardita Sinani, e cila në Shtëpinë e Shëndetit po priste për të trajtuar vjehrrën e saj nga personeli mjekësor. Unë nuk e njoh personalisht Ardita Sinanin, por jam pafundësisht i neveritur nga kjo politikë primitive lokale me kamera. Ti djalë i keq, i ndyrë i Komunës së Preshevës që publikon incizime të kamerës së sigurisë – ti duhet të largohesh sa më shpejt nga kjo pozitë” – ka reaguar nëpërmjte një postimi në facebook, Enver Robelli, publicist shqiptar në Zvicër.

Enver Robelli është gazetar shqiptar i lindur në Kosovë dhe me banim në Zvicër. Ai është redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *