Pse SNS-i kritikon kryesisht zyrtarët e lartë të PVD-së dhe jo të tjerët?

Është evidente, se krerëve të SNS-it në Bujanoc, ju pengojnë qëndrimet e zyrtarëve të lartë të Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit.

Fakti që, Nenad Mitroviq nga SNS, gjatë gjitha deklarimeve të tij, kritkon hapur funksionerët e PVD-se duke i specifikuar me emër, kjo po vërteton se ai, këtë parti shqiptare e konsideron si një kundërshare të forte të vet partisë së Aleksandar Vucicit.

T’i kthehemi fakteve.

Më 18 maj, Mitroviq kritikoi ashpër kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanoci, Enver Ramadanin nga rradhët e PVD-së, për të cilin thotë, se: “Enver Ramadani është një kataklizëm kozmike që i ndodhi Bujanocit”, duke shtuar se, “Ndoshta me urdhër nga Tirana, Enver Ramadani duhet të legalizojë shumicën mbarëshqiptare duke i vendosur serbët në bankat parlamentare në opozitë pa të drejtë vote dhe të drejtë për të vendosur, sepse shumica mbarëshqiptare tashmë ekziston. Ne serbët duhet ta legalizojmë tërë atë, pa ndonjë të drejtë të luftojmë për asgjë për komunitetin tonë, ndërsa presim lëmoshë nga Ramadani” – deklaroi Mitroviq.

Më 2 qershor, kryetari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, kritikoi Ragmi Mustafën, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, e që vjen nga rradhët e PVD-së në Bujanoc.

Mitroviq, për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, tha, se ai po prezanton diçka që shqiptarët, si dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë, e kanë deklaruar tashmë që nga viti 1992.  “Aspirata për t’u bashkuar me Kosovën nuk është hera e parë, kjo është vetëm një në një seri provokimesh që vijnë nga, Mustafa” – tha Mitroviq.

Dhe e fundit, e ditës së sotme, kur i pari i SNS-it, Nenad Mitroviq, kritikon të parin e PVD-së, Shaip Kamberin për procedurën parlamentare të grupit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” përmes të cilës po kërkohet të votohet Rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë.

Hipokrizia e Kamberit – përmes grupit parlamentar në Kuvendin e Serbisë, paraqet një propozim për një rezolutë mbi gjenocidin në Srebrenica – kështu e kritikoi Mitroviq, Kamberin.

Megjithate, Mitroviq, edhe gjatë dekleratave të mëparshme ka kritikuar pushtetin e Bujanocit, por jo me emra të përvetshëm.

Por vlenë të përmendet, se kritikat e SNS-it në Bujanoc, janë shtuar pas mospërfshirjes së tyre në pushtetin lokal të Bujanocit, edhe përkundë që PVD nuk është bartëse e pushtetit, por bashkëqeveris me dy parti të tjera PD dhe LPD.

Megjithate, kritikat janë ashpërsuar pas fjalimeve të Shaip Kamberit në Kuvendin republikan, gjë që, Mitroviq ka filluar të kritikoj hapur Kamberin, por jo edhe dy deputetët e tjerë shqiptarë, Argjend Bajramin dhe Nadije Beqirin./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *