Pse kaq interesim i madh i funksionarëve të lartë të SNS-it për listën e tyre në Preshevë?

650
Kryetari i Këshillit ekzekutiv i SNS-it për të gjithë Serbinë, Darko Glishiq, nënkryetari i Këshillit të ekzekutivit, Dragan Stevanoviq Boske, Kryetari i SNS-it në Vranjë, Slavisha Bulatoviq, kryetari i qytetit të Vranjës, kryetari i komunës së Vladiçin Hanit, kryeshefi i rrethit të Pçinjës dhe kryetarë të tjerë të Degëve të SNS-it morën pjesë sot në dorëzimin e listës së SNS-it për zgjedhjet në Preshevë.
Sikur të interesoheshin për zhvillimin e komunës së Preshevës, përkrahjen e realizimit të projekteve me rëndësi për jetën e qytetarëve, mosanashkalimin e nevojës për të krijuar perspektivë, sa po interesohen për kalimin e pragut të tyre, Presheva do të kishte zgjidhur shumë probleme me të cilat ballafaqohet.
Zbarkimi i tyre sot nuk ka të bëje me zhvillimin e Preshevës por me sigurimin e dy vendeve në Kuvendin komunal në mënyrë që ta bllokojnë e kontrollojnë komunën me 98% shqiptar.
Prandaj, do të ishte gabim i madh, nëse njejt sikur në vitin 2017, APN do t’i mundësoj me votat e shqiptarëve kalimin e pragut këtij grupacioni politik.
Fundja, edhe pse ia mundësuan në zgjedhjet e kaluara, Presheva nuk fitoi asgjë. Përveç që i mundësoi këtij grupacioni politik që t’ia bëjë shumicën APN-së e Shqiprimit.
Nga kohështrirja e Driton Bilallit, funksioner i lart i PVD-së.
(P.s. Opinioni është autorial dhe nuk paraqet politikën redaktuese të portalit)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *