Protestë në Tërnoc, hoxha fton për pjesëmarrje, xhemati:”Hoxho kshyri punt e tua”!

185

Në protëstën e sotme në Tërnoc, pjesmarrja e qytetarëve ishte e zbehtë edhe përkundër thirrjeve nga shumë funksioner lokal dhe prijës fetar nga Xhamitë e Tërnocit.
Me moton “Stop plaçkitjes të shtëpive shqiptare”, dhjetra qytetar tërnocas, sot kanë protestuar kundër policisë serbe, duke kundërshtuar veprimet e fundit, ku policia e Vranjës, javë më parë, pati bastisur tre familje shqiptare dhe kishte konfiskuar duhan të papërpunuar.
Megjithate, sot, ftesës së liderëve për pjesëmarrje në protestë, iu kishin bashkangjituar edhe disa nga hoxhallarët tërnocas.
“Sot të gjithë ne në xhami, pas përfundimit të namazit të xhumasë, të marrim pjesë në protëstën e organizuar nga Bashksia Lokale”, ishte thirrja e hoxhës. Ndërsa, ishte i menjëhershëm reagimi i xhematlinjëve, ku kundërshtuan hoxhën:”Hoxho, ti rri kshyri punt e tua, mos u merrë me këto punë”, ishte përgjigja e namazlinjëve të sotëm.
Në protestën e sotme në Tërnoc, u bë thirrje që policia serbe më, të mos hyjë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, të cilat kultivojnë duhan, me që me kultivimin e duhanit, shqiptarët ndër shekuj kanë siguruar kafshatën e gojës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon