Protestë në Bujanoc: Serbët lokal protestojnë për mungesë të ujit të pijshëm – Ju premtohet normalizim i gjendjes

Dhjetra serbë lokal nga fshatrat e rrethit të Bujanocit, kanë protestuar sot, para godinës së Komunës së Bujanocit për mungesë të ujit të pijshëm.

Ata mbanin parulla  në duar, ndërsa në hyrje të objektit të administratës komumale, kishin vendosur një traktor me kova të zbrazëta uji, që simbolizonin mungesën e furnizimit të ujit.

Mirëpo, pas disa momenteve, para protestuesve dolën kryetari i komunës, Nagip Arifi, kryetari i kuvendit, Enver Ramadani, dhe zv/kryetari Shqiprim Musliu, me të cilët zhvilluan një disktutim publik në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Nga ky takim, mësohet se, kryetari Nagip Arifi, dhe udhëheqësit e NP “Komunalisë”, kanë premtuar se gjendja me furnizmin e ujit të pijshëm do të normalizohet ditëve në vijim, përkundër që gjendja vetëm se ka filluar të përmirësohet nga dita e djeshme.

Kujtojmë se, për disa ditë, në shumë vendbanime, përfshirë edhe qytetin e Bujanocit, furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë jashtë normalitetit, mirëpo, gjendja ka filluar të përmirësohet nga dita e djeshme (e enjte)./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.