Prokuroria serbe kërkon të ngritet akuzë ndaj Shaip Kamberit?! Deputeti shqiptar: “Zërin tim nuk mund ta heshtni, kot e keni”

Deputeti popullor, njëherit kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar që Prokuroria Speciale në Nish ka kërkuar që ndaj ti, të ngritet akuzë për tejkalimin e apropricioneve të buxhetit për kohën sa ka ushtruar fuksionin e kryetarit të Komunës së Bujanocit.

Kamberi, këto nisma të Prokurorisë së Nishit, i ka vlerësuar si presion dhe shantazh ndaj tij, për qëndrimet dhe dekleratat që ka kundrejt qeverisjes autoriate në Beograd.

Ai për më shumë ka sqaruar se as për edhe një cent nuk ka rënduar buxhetin e komunës, por prokurorinë nuk janë të mjaftueshme këto

“Prokuroria propozon ngritjen e akuzës duke u bazuar në faktin se në momentin e nënshkrimit të kontratës për realizimin e këtyre projekteve, në buxhetin e Komunës, nuk ka pasur mjaftueshëm mjete sa ka qenë vlera kontraktuese e këtyre projekteve. Në fakt, edhe më 2018 edhe më 2019, për projektet në fjalë, është bërë pagesa për punët e kryera vetëm në lartësinë e mjeteve të cilat kanë qenë të planifikuara me buxhet.

As edhe një cent i vetëm më tepër!

Prokuroria paska zbuluar se me marrjen e obligimeve në vlerë më të madhe se mjetet e planifikuara paskam rënduar buxhetin e Komunës” – ka shkruar ndër të tjera deputeti Kamberi.

Deputeti shqiptar, ka potencuar, se si është e mundur që në prag të zgjedhjeve paralamentare, prokuroria po kërkon që të ngritet akuzë ndaj tij në një shtet si Serbia ku lidhjet e mafias dhe krimit të organizuar me pushtetin janë përditshmëri, ndërsa Prokuroria Speciale po merret me një çështje që ekziston si praktikë edhe në komunat e tjera të Serbisë.

“Është interesant se si në shtetin ku lidhjet e mafias dhe krimit të organizuar me pushtetin po bëhen përditshmëri, Prokuroria Speciale merret vetëm me mua për një praktikë që ekziston dhe realizohet në shumë Komuna të Serbisë!

Kjo madje pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare në Serbi.

Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar” – ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se një gjë të tillë nga institucionet e Serbisë e priste, por zëri I tij nuk do të ndalet me kaq.

Sidoqoftë. Nuk më befasojnë. E prisja.

Do të ishte e palogjikshme që ky pushtet autoritar të ndalet me kaq.

Por kot e keni!

Siç e thoshte Gandi: “Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton”

E zërin tim nuk mund ta heshtni. Veprimin tim nuk mund ta ndalni. Nuk më nënshtroni!

Shihemi në betejat e radhës. Në gjykatë, në parlament etj.

Deri në fund për drejtësi, liri dhe barazi. Kudo dhe kurdo!

Leave a Reply

Your email address will not be published.