Profesori Izeir Islami paraqet shifra tmerruese nga rënia e madhe e numrit të nxënësve në sh.m. “Sezai Surroi” (Foto)

803

Profesiri Izeir Islami, nëpërmjet një postimi në facebook, ka paraqit një statistikë tejet brengosëse. Bëhet fjalë për rënien e numrit të nxënësve në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

“Më shumë se 300 nxënës shqiptarë më pak i ka shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, vetëm nga viti 2015 në vitin 2019!” – ka shkruar ndër të tjera profesori Izeir Islami.

Profesori Izeir Islami, për më shumë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim më secilin person, që ka ide të reja progresiste, ashtuqë të ndalet trendi i migrimit dhe të shpëtojë vendi.

“Jam i gatshëm me e ndihmu e me bashkëpunu me secilin që ka ide të reja e progresive në mënyrë që të ndalet trendi i migrimit dhe në mënyrë që t’a shpëtojmë vendin tonë” – ka shkruar profesori i lëndeve të ekonomisë.
Izeir Islami ka premtuar se: “do t’i kontribuojë me gjithë qenien time kësaj kauze!”

Gjithashtu, ka paraqitur edhe pikëpamjet në zgjidhjen e problemit:
“Më e mira do të ishte t’i bashkohemi Kosovës dhe do të shpëtonim, por në qoft se nuk ndodhë atëherë medomos duhet të kemi plan B për këtë vend që po na zbrazet” – ka shkruar profesori i shkollës së mesme, Izeir Islami.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *