Prishtinë: Ka ndërruar jetë mjeku i parë shqiptar nga Bujanoci Dr.Muharrem Gashi

1699

Në moshën 83 vjeçare, në Prishtinë, ka ndërruar jetë Dr.Muharrem Gashi.

Muharrem Gashi, I lindur në Tërnoc të Bujanocit, gjatë karrierës së tij, ka qenë profesor univesritar, ndërsa për një mandat ka qenë edhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Si kirurg i njoftur në Kosovë, fillimisht ka punuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa më vonë për shumë vjet ka punuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

I ndjeri, ka qenë mjeku i parë shqiptar nga Komuna e Bujanocit, e që më vonë, ka jetuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Pas vetes, Prof.Dr.Muharrem Gashi ka lënë bashkëshorten Eminën-gjinekologe në pension dhe dy fëmijët Valbonin dhe Norën, specialistë të mjekësisë.

Varrimi i Prof.Dr.Muharrem Gashit, do të bëhet gjatë ditës së diele (nesër) me namazin e ikindisë ku  funerali niset nga fshati ndërkombëtar drejt varrezave të Prishtinës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon