Prishtinë: “Grupi i Dobrosinit” shpallet i pafajshëm

238

Të gjithë pjesëtarët e “Grupit të Dobrosinit” që akuzoheshin për kryerje të akteve terroriste në Dobrosin të Bujanocit, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit, njofton Klan Kosova, transmeton Lugina-Lajm.

Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Qëndrim Rexhaj, Gazmend Xhemshiti, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Enver Musolli akuzohen se kanë sulmuar policinë serbe.

Këta të akuzuar në vitin 2013 ishin dënuar nga e njëjta gjykatë prej 60 vjetësh burgim, por që në vitin 2016, Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin ne rigjykim./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *