Presidenti Trump emëron ambasadorin Grenell, Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

167

Pas lajmit të prestigjiozes New York Times, Presidenti i SHBA-ve e ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC, njofton Gazeta Express.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka emëruar Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, Ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani dhe Emisarin për Kosovën, Richard Grenell. 

Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në Twitter. 

“Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe po shikojë mundësinë që të punojë më të. Dua ta falëndëroj Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë dhe ne do të punojmë edhe me atë, ndoshta në një pozitë tjetër brenda administratës!”.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump, para disa javëve pati emruar ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, që për pak kohë arriti t’i bind dy palët për nënshkrimin e dy marrëveshje; linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe ndërtimin e hekurudhës ndërmjet dy vendeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *