Presidenti Bujar Nishani e ka vendosur që të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare datën 25 qershor 2017, pas paktit të arritur mes kreut të PS-së Edi Rama dhe të PD-së, Lulzim Basha.
Gjithashtu presidenti ka vendosur që të dekretojë në datën 25 qershor 2017 edhe zgjedhjet në Kavajë.
Këto vendime janë bërë të ditur nga Olsi Lafe, këshilltari i Presidentit Bujar Nishani./Lugina-Lajm/