Presidenti amerikan në urimin e tij për 17 shkurtin: “Kosova ka vend të veçantë në familjen Biden”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë.
Biden tha se Kosova ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare gjatë këtij viti.
“Presidenti Biden, në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë”.
Letra e urimit u publikua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.