Preshevë: Zyra për të rinj mbështet themelimin e KOMRA-s

469

Zyra për të rinj në përkrahje të iniciativës për KOMRA (Komision rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 Janari 1991 deri më 31 Dhjetor të vitit 2001) nga nesër do të grumbulloj nënshkrime përkrahëse për themelimin e KOMRA-s në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimorë në Terst më 12.07.2017, në të cilin do të marrin pjesë te gjithë kryeministrat e rajonit.

Ftohen të gjithë qytetarët që të nënshkruajnë peticionin, njëkohësisht ftohen të gjithë të rinjtë që të bashkangjiten në këtë iniciativë që të grumbullojmë sa më shumë nënshkrime.
Nesër do të jemi në hyrje të tregut të gjelbër nga ora 10:00.

Detyrat themelore të Komisionit janë që emër për emër të regjistrojnë të gjitha viktimat civile dhe ushtarake, të vërtetojë rrethanat në të cilat e kanë humbur jetën ose janë zhdukur dhe që të përpilojë regjistrin e kampeve të përqendrimit dhe të vendeve të tjera të ngujimit.
Deri në muajij Mars të vitit 2017, peticionin për themelimin e KOMRA-s e kanë nënshkruar 500’000 qytetarë nga vendet post-jugosllave./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *