Preshevë: Treni ka goditur veturën e cila po drejtohej nga 21 vjeçari i alkoolizuar

Në orët e para të së martes, saktësisht në orën 00:05H, në stacionin hekurudhor afër Preshevës, ka ndodhur një aksident, kur treni i transportit të mallërave ka goditur një veturë, njofton angjecia e lajmeve “Srbija Kargo”.

Sipas të të njejtit portal, aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos rrespektimit të shenjave të komunikacionit, respektivisht kur vozitësi i automjetit në gjendje të alkoolizuar ka tentuar që të kalojë pengesën (rampën), e cila ka qenë e lëshuar plotësisht.

“Treni goditi pjesën e përparme të veturës dhe e tërhoqi zvarrë deri në 130 metra, por fatmirësisht shoferi dhe bashkë-shoferi pësuan lëndime të lehta” –  kanë deklaruar nga Prokuroria themelore Publike për të përdisthmen “Novosti”.

Sipas Prokurorisë se shoferi i automjetit që është ishte 21 vjeçar, në moment e aksidentit, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk ka ndaluar në pengesat e vendosura. Ai ka marrë lëndihme të lehta, ndërsa me urgjencë është dërguar për në Spitalin e Vranjës./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.