Preshevë: Shqiptarët e Luginës do të protestojnë në Ditën e Flamurit Kombëtar – 28 Nëntori

288

Më 28 nëntor në Preshevë, do të zhvillohet një protest gjithëpopullore.

Siç merrë vesh jo zyrtarisht LuginaLajm, kjo protestë do të organzohet në një bashkëpunim në mes të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të gjitha partive politike në Luginë të Preshevës, dhe Këshillave të Bashkësive Islame që veprojnë në këto tre komuna.

Protesta lidhet ngushtë me gjendjen aktuale politike në vend, ku shumë shpejt pritet të rinis dialogu I Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, me ngulm po kërkojnë që çështja e Luginës të bisedohet në kuadër të këtij dialogu, ku ndërmjetësues janë përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Megjithate, marshi protesues në Preshevë, të enjtën e 28 tetorit, nga shtëpia e kulturës në Preshevë, do të niset në ora 11:00h, në drejtim të qendrës së qytetit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *