Preshevë: Policia serbe zbulon mbi 16 kg drogë, arreston shtetasin e Republikës së Shqiprisë (FOTO)

1638

Në pikën kufitare “Preshevë” ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, policia serbe ka arrestuar një shtetas të Republikës së Shqiprisë, tek i cili ka zbuluar rreth 16 kilogram narkotikë të llojeve të ndryshme.

“Pjestarët  e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rrespektrivisht të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, në pikën kufitare Preshevë, në hyrje të Republikës së Serbisë, kanë konfiskuar më shumë se 15.5 kilogramë marihuanë dhe më shumë se një kilogram heroinë,” thuhet në njoftimin e policisë serbe.

Policia ka sekuestruar 28 pako të kapura shirit ngjitës, me një total prej 15.6 kilogram marihuanë dhe 1.068 kg heroinë të cilat ishin të fshehura në një bunkerë të bëra posaçërisht në vrima konstruktive mbi rrotat e pasme e makinave “Mercedes”, i drejtuar nga shtetas shqiptar F. H. (1965).

Për shkak të ekzistimit të dyshit bazë, se i dyshuari po transportonte lëndë narkotike të paautorizuarë me qëllim të tregtimit dhe përfitimit të saj, policia serbe e arrestoi F. H.

Me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit i është përcaktuar paraburgimi prej 48 orë, me akt-akuzë për vepër penale./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *